Miliona euro paguajnë qytetarët për shkelje të ligjit antiCOVID
Autori: Besarta Qadraku 11:38 | 22 February 2021
Rreth 500 qytetarë po marrin gjoba çdo dit për shkelje të ligjit antiCovid në Kosovë.
Nga gushti i vitit të kaluar, kur hyri në fuqi ky ligj janë shqiptuar afro 140 mijë gjoba, shkruan Gazeta Infokus.
Saktësisht që nga 26 gushti deri tani, Policia ka shqiptuar 135 977 dënime.
“Policia e Kosovës, të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka, përfshirë angazhimet policore në zbatim të ligjit NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ku në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga data – 26.08.2020 deri më datën 21.02.2021 janë shiptuar 135.977 Fletëparaqitje (tiketa)”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Nëse e kalkulojmë se të gjitha këto dënime kanë qenë për mos mbajtje të maskës, del se qytetarët kanë paguar 4 milionë e 759 mijë e 195 euro.
Por, vlera e këtyre dënimeve mund të arrijë edhe më shumë, pasi në bazë të ligjit antiCOVID qytetarët mund të dënohen deri në 2 mijë euro.
Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se në këto ndëshkime bëjnë pjesë edhe gjobat ndaj partive politike.
“Në bazë të ligjit ndaj personave pa dallime për moszbatim të masave ndaj pandemisë Covid-19, përfshihen edhe gjobat ndaj subjekteve politike”, njofton Policia.
Policia e Kosovës ka deklaruar se do të mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ruajtjes së shëndetit publik.
Ndryshe, ligji antiCOVID-19 në Kosovë, është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si masë për të luftuar dhe parandaluar përhapjen e pandemisë.
Ndërsa shuma e dënimeve për ata që nuk respektojnë këto rregulla sillet nga 35 deri në 2000 euro.
“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.
Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro”, thuhet në ligjin antiCOVID. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Përfundon numërimi i votave të diasporës
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se është përmbyllur numërim...
-
Qendron Kastrati: Albin Kurti e ka angazhim të rëndësishëm vetëm veten
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati është deklaruar rreth fitue...
-
Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19, fillon të rëndohet gjendja në spitale
Institucionet publike shëndetësore në vend kanë filluar të ngarkohen me pacie...
-
Ndryshon rezultati, PDK dhe LDK në luftë për vendin e dytë
Pasi janë numëruar mbi 50 mijë vota të diasporës Partia Demokratike e Kosovës...
-
Votat e diasporës: Vetëvendosje lë shumë mbrapa partitë e tjera
Janë numëruar më shumë se 50 mijë vota të diasporës dhe VV-ja ka arritur të m...
-
Vetëvendosje ka disa fjalë për ata që e votuan nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave nga diaspora,...
-
Grenell publikon komunikatën e LVV-së kundër Izraelit: Ky është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së
Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi në vazhdimësi është duke...
-
Gastronomët kundërshtojnë shtrëngimin e masave
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit...
-
Pas shkarkimit flet Izedin Bytyqi: Në Ministrinë e Infrastrukturës ka grupe kriminale
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi para dy ditësh ka shkarku...
-
Vodhi paratë që po transportoheshin për në bankë: Policia kap 31 vjeçarin nga Podujeva
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 31 vjecarin, A.H nga fshati Sht...
-
Shpërthim në afërsi të një qendre vaksinimi në Holandë
Një shpërthim ndodhi të mërkurën pranë një qendre për vaksinimin kundër koron...
-
Detaje| Kjo është arsyeja pse sekretari i MI-së u bë “mollë sherri” mes Abrashit dhe Veliut
Vetëm gjatë kësaj jave, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Byt...