Sport

Milani mund të fitojë 10 milionë euro me Reinën

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 24 July 2018
Chelsea, tashmë me trajner të ri, Maurizio Sarrin, ka ofruar 10 milionë euro për Pepe Reinan.
Vetëm pak ditë më parë Pepe Reina mbërriti në Milano, ku kreu me sukses vizitat mjekësore për të nisur menjëherë stërvitjen me kuqezinjtë. Ende pa e njohur mirë ambientin milanist, portiei spanjoll mund të largohet nga kuqezinjtë. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Chelsea, tashmë me trajner të ri, Maurizio Sarrin, ka ofruar 10 milionë euro për “gardianin” veteran, që u afrua nga Milani për të qenë zëvendësues i Gigio Donnarummas.

Në Londër vazhdon të jetë e nxehtë tema “Courtois”, me portierin blelg që është shumë pranë Realit të Madrdit, ndaj për të mos u gjendur të papërgatitur, te Chelsea janë hedhur në sulm për portierin 35-vjeçar, transmeton “SS”.

Lëvizja e papritur e bluve të Londrës ka vënë në mendime drejtuesit e rinj të Milanit, që, nëse do ta pranojnë ofertën, do të fitojnë plot 10 milionë euro “qyl”, sepse nuk kanë shpenzuar qoftë një qindarkë për Reinën, pasi me Napolin i përfundoi kontrata dhe mbërriti në Milano me parametër zero.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera