Sport

Milani mposhtë Torinon dhe rrëmben kreun e tabelës në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 26 October 2021

Skuadra e Milanit ka vazhduar me formë fantastike në kampionat, duke e regjistruar edhe fitoren e gjashtë radhazi, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqezinjtë’ kësaj radhe e kanë mposhtur Torinon me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 10-të në Serie A.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’, golin e tri pikëve për vendasit e realizoi Olivier Giroud.

-Advertisement-

Sulmuesi francez shënoi në minutën e 14’ të ndeshjes për t’i dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme ‘Rosonerëve’.

Pas kësaj fitoreje, Milani e ka rrëmbyer pozitën e parë në tabelë me 28 pikë, tri më shumë se Napoli që renditet i dyti, kurse Torino mbetet e 13-ta me 11-të sosh.

Ndeshjen e radhës ‘Rosonerët’ e luajnë në udhëtim te Roma, kurse Torinon e pret Sampdorian./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera