Sport

Milan shet edhe një lojtar për 20 milionë euro (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 31 August 2017

Raportet sugjerojnë se Torino ka arritur një marrëveshje me Milanin për M’Baye Niang, për 20 milionë euro, raporton ORAinfo.

Futbollisti francez e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim në Watford, por nuk zgjodhi të bashkohet me Hornet në baza të përhershme.

Ai gjithashtu hodhi poshtë një lëvizje fitimprurëse për Spartak Moskë, pasi ai ishte i vendosur të bashkohej me Sinisa Mihajlovic në Toro.

-Advertisement-

Sky Italia tani raporton se një marrëveshje mes Milanit dhe Torinos është arritur mes dy klubeve.

Niang do të shkojë në Torino në hua, me një detyrim për ta blejë verën e vitit të ardhshëm.

Të dy klubet aktualisht po shkëmbejnë dokumentet e nevojshme, kështu që marrëveshja duhet të bëhet zyrtare në orët e ardhshme. /ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera