Sport

Milan nuk i ndahet Brojës, por Chelsea kërkon shumë

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 22 September 2022

Milan po mendon për të ardhmen dhe një nga repartet ku duhet të ketë me patjetër përforcime është sulmi. Një ndër emrat që pëlqen shumë klubi “kuqezi” është ai i 21-vjeçarit shqiptar, Armando Broja.

Mediet italiane rapotrojnë se edhe vetë lojtari i kombëtares shqiptare do ta pëlqente një lëvizje të tillë në mënyrë që të ketë sa më shumë minuta.

Megjithatë në Itali, Broja kërkohet edhe nga Napoli, përveç klubeve në Premier League, si West Ham që ka ofruar deri në 30 milionë euro për sulmuesin, gjë e cila ia vështirëson punën “Djallit”.

-Advertisement-

Një operacion disi i vështirë ky për Milanin, duke ditur se Chelsea nuk pranon ofertë më të ulët se 35 milionë euro për Armando Brojën, duke marrë parasysh edhe rinovimin e fundit të kontratës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera