Sport

Milan-Napoli përballën sërish, Ancelotti lë jashtë Hysajn

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 29 January 2019

Milani dhe Napoli do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit, vetëm dy ditë pas sfidës së luajtur në fundjavë për Serie A.

Këtë radhë, dueli është për fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, në sfidën që konsiderohet edhe si një finale e parakohshme e këtij kompeticioni.

Te skuadra e Napolit, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare Elseid Hysaj nuk është grumbulluar fare nga trajneri Carlo Ancelotti, sikurse edhe Albiol, që të dy për shkak të problemeve të vogla fizike që shfaqën.

-Advertisement-

Në dispozicion të Ancelottit do të jenë Marek Hamsik dhe Allen, ndërsa Mertens do ta nisë nga stoli.

Në kampin kuqezi, duket se trajneri Gattuso ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë polakun Piatek, ndërkohë që titullar pritet të jetë edhe Castillejo. Mes të grumbulluarve në skuadrën kuqezi është edhe Conti, i riaftësuar nga dëmtimi muskular, ndërsa Striniç nuk është i përfshirë në skuadër.

Sfida mes Milanit dhe Napolit do të luhet mbrëmjen e kësaj të marte në orën 20:45, në “San Siro”, dhe do të jetë përballja e 16 mes këtyre dy skuadrave në Kupën e Italisë. Bilanci është në favor të kuqezinjve, që kanë fituar 8 ndeshje, kundrejt 4 të napolitanëve, ndërkohë që 4 sfida kanë përfunduar në barazim.

Sa u përket ndeshjeve të luajtura në “San Siro” në Kupë, në 7 sfida të zhvilluara në këtë stadium Napoli ka fituar vetëm një, 3 sfida i ka humbur, ndërsa 3 të tjerat kanë dalë barazim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera