Milan – Inter, takim me rëndësi speciale në San Siro
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 26 December 2017
Ndoshta nuk ka magjinë e zakonshme, megjithatë sfida ndërmjet Milanit dhe Interit në San Siro mbetet një derbi.
Dy skuadrat e Milanos kërkojnë të ringrihen në Kupën e Italisë, në një duel që vjen në momentin e tyre më të vështirë të sezonit. 90 minutat e kësaj të mërkure në çerekfinalet e turneut do të shërbejnë për ta mbyllur vitin me një sukses.
Një ndeshje e vetme, e cila do të lëjë një skuadër të eliminuar në fushën e lojës.
Për skuadrën që ndërmjet Milanit dhe Interit do të humbasë, zhgënjimi do të jetë i madh, pavarësisht vlerësimit që drejtuesit, trajnerët dhe tifozët i japin trofeut të Kupës.
Ndeshja është e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht edhe prej ecurisë së skuadrave në dy javët e fundit, ku si “Djalli” ashtu edhe zikaltërit nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë nga 12 të mundshme që kishin së bashku në dispozicion, transmeton “Albeu.com”.
Pasi e nisën sezonin me objektivin e deklaruar që të riktheheshin mes katër ekipeve të para në Serinë A, Milani dhe Interi mund të gjejnë pak ngushëllim te Kupa e Italisë.
Kuqezinjtë kanë pësuar 8 humbje në 18 ndeshje të kampionatit, disfatat nuk kanë qenë asnjëherë në këto kuota prej sezonit 1981-’82, atë të rënies në Serinë B.
Për të ndryshuar sezonin në derbi, Gattuso pritet të konfirmojë rreshtimin 4-3-3 të javëve të fundit dhe do të ketë në dispozicion Suson, një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Spanjolli do të kthehet në sulm ku pritet të ketë përkrah Borinin dhe njërin ndërmjet Kalinic ose André Silva. Nëse kaq do ti mjaftojë Milanitpër të dalë nga tuneli, këtë do ta tregojë vetëm fusha.
Të tjera
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...