Sport

Milan i shënon katër gola Juventusit për herë të parë që nga viti 1984

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 08 July 2020

Skuadra e Milanit mbrëmjen e kaluar ka arritur të mposht Juventusit me rezultat 4:2.

Djelmoshat e Piolit ishin në disavantazh prej dy golash, ndërsa arritën të përmbysin atë për pak minuta duke shënuar tri gola të shpejtë, shkruan KosovaPress.

Rossonerët kanë arritur që të shënojnë katër gola ndaj Juventusit në Serie A për herë të parë që nga marsi i vitit 1989, ku Milan arriti fitore me rezultat të pastër 4:0.

-Advertisement-

Ndërsa Milan nuk ka arritur të rikthej rezultat për të fituar kur ishte me dy gola disavantazh që nga tetori i vitit 2016, kur arriti të përmbysë rezultatin ndaj Sassuolos duke fituar me rezultat 4:3.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera