Sport

Milan gati për goditjen e radhës, tani transferon yllin e Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 02 August 2018
Pas Gonzalo Higuain, një tjetër emër i madh mund të zbarkojë në ‘San Siro’ për t’iu bashkuar skuadrës së Milanit.
“Rossonerët’ kanë arritur marrëveshje me Juventusin për të transferuar sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain, ndërsa në drejtim të Torinos ka shkuar mbrojtësi Bonucci.

Pas finalizimit të këtij transferimi, Milan janë të interesuar të forcojnë edhe mesfushën.

Sipas ‘La Republica’, Leonardo ka filluar misionin e sjelljes në ‘San Siro’ të kroatit Mateo Kovavic nga Real Madrid, i cili është i pakënaqur me situatën e tij te ‘Los Blancos’.

Kovacic në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellën e Interit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera