Milan akord me Saint-Maximin, por më parë duhet kualifikimi në Champions

Autori: Gazeta inFokus
07:52 | 06 February 2019
Leonardo e kërkoi deri në orët e fundit të merkatos së janarit, por nuk ia doli ta sjellë te Milani sulmuesin e Nices, Saint-Maximin, pasi klubi francez nuk u bind të heqë dorë nga një tjetër yll në repartin e avancuar, pas largimit të Balotellit.
Por drejtori sportiv i klubit italian nuk u dorëzua dhe ashtu siç raportojnë mediat italiane sonte, ka arritur akordin me drejtuesit e Nices, për të marrë sulmuesin në Milano menjëherë sapo të përfundojë sezoni aktual.
Marrëveshja mes Leonardos dhe homologëve të tij francezë duket totale dhe Milani do të paguajë rreth 20 milionë euro plus bonuset për të pasur shërbimet e Saint-Maximin, por ka vetëm një detaj që i pengon klubet të bëjnë publik akordin.
Kjo pasi marrëveshja do të marrë fuqi vetëm nëse Milani do t’ia dalë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi në të kundërt një tjetër sulmues do të ishte i tepërt për financat e kuqezinjve.

Të tjera
-
Isa Mustafa: Qëndrimi i LDK-së për qeveri tranzicioni shumë i arsyeshëm, i pjekur dhe në interes të Kosovës
Ish-kreu i LDK-së dhe ish-kryeministri Isa Mustafa në një përgjigje për T7 ka...
-
Vd*es gruaja e cila ra nga ndërtesa në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Një grua ka vdekur pasi ka ranë nga lartësia e një ndërtese në Bresje të Fush...
-
Alban Hyseni i shpërblen me ekskursion falas në Shqipëri, maturantët e Gjilanit
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar një kontratë në të mirë të ma...
-
Kosova i ka rregullat e veta, Hekuran Murati kërkon votim si në Gjermani për Albulena Haxhiun
Ministri në dorëheqje i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar sot edhe zhvi...
-
Bie nga lartësia e një ndërtese një person në Fushë Kosovë
Një person ka ranë nga lartësia e një ndërtese në Bresje të Fushë Kosovës. ...
-
Osmani uron Merz: Presim forcimin e bashkëpunimit për ta çuar përpara rrugëtimin e Kosovës drejt BE’së dhe NATO’s
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Friedrich Merz për zgjedhjen si Kancelar i ...
-
Tahiri: A thua Kurti po mundet me duru refuzimin e dinjitetshëm të LDK-së?
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka koment...
-
Merz zgjedhet kancelar i Gjermanisë, Haradinaj: Suksese në detyrën e re dhe në drejtimin e vendit tuaj mik
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Friederich Merz, për zgjedhjen s...
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të narko*tikëve
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj c...
-
Friedrich Merz zgjidhet kancelar i ri i Gjermanisë
Në raundin e dytë të votimit për kancelar të Gjermanisë të mbajtur sot, kreu ...
-
Propozimi i LDK’së, Ramadani: Qeveria gjithëpërfshirëse është sjellje e moderuar politike për zgjidhje të ndërmjetme
Njohësi i çështjeve politike Burim Ramadani, ka reaguar rreth propozimit të k...
-
Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm mes Memli Krasniqit dhe Ali Ahmetit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim liderin e BDI-së, Ali Ah...