Lajme

Milaim Zeka thotë se helmimi nuk u bë nga Serbia, por nga ata që duan ta ndalin Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 15 October 2019

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka në një emision televizive ka folur rreth helmimit të zyrtarëve të KQZ-së.
Zeka ka thënë se rasti i helmimit të komisionerëve është një kurdisje në mënyrë që të ndalet Kurti.

“Sipas raportit mjekësor dhe mjekëve thonë që nuk ka ndodh helmimi nga zarfet. Kjo duhet të jetë ndonjë kurdisje vetëm mos me ardhë në fuqi Albin Kurti”, është shprehur Zeka.

Tutje, Zeka tregon se paraprakisht kishte paralajmëruar se mund të bëhet ndonjë kurth kundër partisë që i fitoi zgjedhjet.

-Advertisement-

“Unë i kam njoftuar bashkëpunëtorët e mi të ngushtë në ditën kur ka dalë lajmi, iu ka thënë se është duke u përgatitur një kurth kundër partisë që i fitoi zgjedhjet. Largimi i këtyre komisionerëve për mua nënkupton ndryshimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve”, ka thënë Zeka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera