Lajme

Milaim Zeka: Është arritur marrëveshja VV-LDK, ky është ministri i brendshëm

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 13 December 2019

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka treguar edhe se kush do të jetë Ministër i Punëve të Jashtme.

“Edhe Ministri i Punëve të Brendshme do jet nga LDK-ja, me gjase Nehat Idrizi nga Gjilani. Pak ka rendesi kjo. E rendesishme eshte qe do te kemi nje qeveri…”, ka shkruar Zeka.

-Advertisement-

Ndryshe, Nehat Idrizi, dje ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Në mbledhjen KGJK-së të mbajtur të enjten, kryesuesi Skënder Çoçaj tha se Idrizi ka paraqitur dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshill, e ku në tekstin e dorëheqjes ka theksuar se kjo dorëheqje ka të bëj me arsye personale.

Nehat Idrizi ka qenë edhe kryesues i këtij Këshilli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera