Mijëra operacione u anuluan për shkak të grevës
Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 24 January 2019
Prej datës 17 dhjetor të vitit 2018 në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë anuluar mbi dymijë operime efektive (jourgjente) për shkak të grevës së personelit mjekësor.
Përfaqësuesi i Kolegjiumit të Kirurgëve, Arbër Morina, ka thënë për “Zërin” se në ditë ata anulojnë deri në 200 operacione. Për më shumë, ai ka thënë se tashmë grevës së kirurgëve po u bashkëngjiten edhe klinikat tjera.
“Kanë hyrë në grevë edhe mjekët e Kirurgjisë Vaskulare. Greva po vazhdon me të njëjtin intensitet, me të njëjtin ritëm dhe ne po bëhemi edhe më të mëdhenj”, ka deklaruar Morina. Ai ditë më parë kishte bërë të ditur se grevës u ishin bashkuar edhe ortopedët në QKUK.
Më tej Morina ka thënë se do të vazhdojnë me grevë sikurse kanë vazhduar deri tani. “Kërkesa jonë është e drejtë dhe e qartë. Ne nuk po kërkojmë lëmoshë, ne po kërkojmë atë që na takon dhe ne po vazhdojmë me të njëjtin sistem”, ka thënë ai, duke shtuar se deri tani nuk kanë pasur ndonjë tendencë për të bashkëbiseduar me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me grevën.
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...