Lajme

Mihajlovic: Pa zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë, nuk ka të ardhme të suksesshme

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 31 August 2017

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovic ka thënë sot se dialogu mes Kosovës e Serbisë flet për botën e errët dhe politikën e Milloshevicit, Koshtunicës e Tadicit.

“Unë nuk jam as e para as e fundit që them se pa zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë nuk mund të llogaritet për një të ardhme të suksesshme. Është e vështirë vepra e gjeneratës së këtyre politikanëve që po punojnë bashkë për të zgjidhur këtë çështje me shqiptarët”, ka thënë Mihajlovic për Blicin serb.

Kujtojmë se pas pak do të nis edhe faza e re e dialogut mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vucic në selinë qendrore të BE-së në Bruksel.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera