Lajme

Miftaraj pasi iu pezullua leja e punës Klan Kosovës: Qeveria nuk ka të drejtë të mbyllë një transmetues publik

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 14 June 2023

Drejtori ekzekutiv i Institutit kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pasi Ministria e Rozeta Hajdarit mori vendim për pezullimin e lejes së punë të televizionit Klan Kosova si dhe ngriti padi për këtë të fundit.

Miftaraj ka thënë se qeveria nuk ka të drejtë të marrë një vendim të tillë sepse këtë mund ta bëjë vetëm Komisioni i Pavarur për Media, shkruan Gazeta Infokus.

“Veç sa për informim, Komisioni i Pavarur për Medie mundet me ia marr licensen një Televizioni sipas procedurës dhe kushteve të përcaktuara në ligj, e në asnjë rrethanë qeveria apo një dikaster qeveritar nuk ka kapacitet ligjor e as të drejtë të pezullojë apo marr licensën e një transmetuesi televiziv. Qeveria mundet me pezullu ose me mbyll nje bisnez sipas ligjit, por asesi një transmetues publik”, ka thënë Miftaraj në reagimin e tij.

-Advertisement-

Kujtojmë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësise dhe Tregtisë ka njoftuar ka iniciuar kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, e gjithë kjo pas publikimit të një “hulumtimi”, në media./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera