Miftaraj: Ndërhyrja e Kurtit në rastin e Nagip Krasniqit ishte flagrante
Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 24 April 2023
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, vlerëson se reagimi i kryeministrit, Albin Kurti ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është ndërhyrje e drejtpërdrejt në drejtësi.
“Në të vërtetë kjo nuk mund të quhet assesi ndryshe veçse ndërhyrje e drejtpërdrejt e kryeministrit, Qeverisë Kurti në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës e ka bërë një ndarje të hekurt në mes të pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Republika e Kosovës duke proklamuar një demokraci parlamentare me një ndarje të tillë të pushteteve, duke përqafuar standardet, praktikat ndërkombëtare lidhur me promovimin e pavarësisë së gjyqësorit nuk e lejon që një politikan, një ministër, një kryeministër, një deputet të atakojë një kryeprokuror, prokuror, gjyqtar apo të komentojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, gjykatave të rregullta apo vendimet e prokurorisë. Kjo në një shtet ligjor, në një shtet si Republika e Kosovës, thjesht Kushtetuta nuk e duron një qasje të tillë”, ka thënë Miftaraj.
Sipas Miftarajt, megjithatë kryeprokurori Isufaj duhet të jetë i përgatitur për ndërhyrje e sulme edhe më të rënda.
“Në radhë të parë unë të them të drejtën nuk e kam shumë hallin te Blerim Isufaj sepse ai në momentin që ka pranuar të jetë prokuror, në momentin që ka pranuar të marrë detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, i njëjti përveç sulmeve të tilla nga politika duhet të pres edhe sulme nga grupet kriminale të cilat janë shumë më të rrezikshme sesa deklaratat politike të kryeministrit. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, çdo prokuror duhet të jetë i gatshëm për sakrifica të tilla sepse në fund të fundit detyra e prokurorit këto i sjell. Por unë besoj që më shumë të frustruar duhet të jenë qytetarët e Kosovës, më shumë të frustruar duhet të jenë publiku me një qasje të tillë të kryeministrit, të Qeverisë, të cilët nuk po janë në gjendje ta bëjnë dallimin se kur dhe si mund të komentojnë vendimet e gjykatave dhe prokurorive”, ka thënë ai në Tëvë 1.
Miftaraj tutje thekson se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vullnet të hekurt për të bërë ndryshime pozitive në sistem, por sipas tij “pastaj kjo pjesa e parë po devalvohet nga pjesa e dytë me veprimet e Qeverisë Kurti, ministrave apo deputetëve”.
Të tjera
-
Dita e Evropës, pse zgjedhjet e qershorit janë vendimtare për të ardhmen e BE-së
Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian shënojnë themelimin embrional me Di...
-
Kurti: Duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie
Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi...
-
Osmani pjesë e tyrezës ekonomike në Dallas: I inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të ekonomive dhe qytetarëve tanë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ka zhvil...
-
Ish-deputetja e PDK-së thotë se la partinë për Limajn: Njerëz si ai i duhen vendit
Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku ka treguar se si ...
-
Kurti shpërblen sërish Adi Krastën me udhëheqjen e Festivalit të Këngës në RTK
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar mbi riemërimin e Adri...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...