Miftaraj jep afate kur kosovarët lëvizin lirshëm
Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 28 September 2022
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Gjermania dhe Franca kanë ndryshuar qëndrim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Duke folur për këtë proces, Miftaraj thotë se liberalizimi i vizave mbetet ende në diskrecionin e ministrave të Punëve të Brendshme të shteteve anëtare të BE-së.
Ai ka dhënë edhe afatet se kur kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, nëse fitohet liberalizimi.
“Kjo varet se çfarë praktike ose çfarë afati kohor e përcaktojnë këtë rast Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, dhe nëse e marrim praktikat e shteteve të ndryshme. Ka pasur shtete që prej momentin kur merret vendimi për liberalizim të vizave, kanë caktuar afate tre mujore që janë më të shkurtra deri në afatet gjashtë apo nëntë mujore pra prej ditës kur merret vendimi. Kështu që mbetet në vullnetin e ministrave Punëve të Brendshme të shteteve të BE-së sesa do të caktojnë afat për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm”, u shpreh Miftaraj për EO.
Miftaraj është optimist se më në fund Kosova do ta fitojë liberalizimin, gjë që thotë se në aspektin e kritereve, Kosova i ka plotësuar vite më parë.
“Në aspektin e plotësimit të kritereve teknike, Kosova i ka plotësuar vite më parë. Në anën tjetër ky është vendim politik që i takon thuajse çdo Qeverie, ku e dimë që më të zorshmit kanë qenë Franca dhe Holanda, dhe me vetë faktin se Franca fatmirësisht i ka mbajtur zgjedhjet dhe ka një presidencë të re që presidenti Macron do ta ketë një mandat të plotë, kështu që besoj se do ta ketë më të lehtë për të marrë një vendim në këtë kohë për t’i liberalizuar vizat për Kosovën”, u shpreh ai.
Tutje Miftaraj u shpreh se ndryshimi qëndrimeve të Francës dhe Gjermanisë, do të mundohen që ta bindin edhe Holandën për të pasur vendim pozitiv.
Miftaraj thotë se skepticizimi i këtyre shteteve ekziston për shkak të ikjes në këto shtete të recidivistëve me vepra penale.
“Sa kam qenë pjesë e grupeve punuese, kemi pasur takime me shtetet e ndryshme, dhe kryesisht problemin kryesor këto shtete e kanë pasur, ka qenë sesa do të jetë numri i personave që mund të shkojnë në Holandë, Francë e Gjermani, dhe pastaj sesa këta shtetas që shkojnë mund t’i takojnë grupeve të caktuara kriminale dhe të cilat mund të pësojnë qytetarët e atyre shteteve si rezultat i veprave penale që mund të kryhen”.
“Po me vetë faktin që Gjermania dhe Franca, por shumë e rëndësishme është Franca ka lëshuar një komunikatë përmes të cilave e përkrahin liberalizimin e vizave, unë besoj se kjo është kthesa më e madhe që ka ndodhur prej më shumë se 12 viteve prej kur e kemi filluar procesin e liberalizimit të vizave. Një shtet tjetër që ka qenë pengesë, është edhe Holanda dhe unë besoj se kur Franca dhe Gjermania janë për, jam i sigurt se do ta bindin edhe Holandën për të pasur një vendim pozitiv për liberalizim”, u shpreh tutje Miftaraj.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...