Lajme

Miftaraj dyshon nëse i është hakuar Facebook-u deputetit Avdyli

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 21 February 2023

Llogaria e deputetit te partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ishte hakuar, dhe kjo kishte nxitur reagime edhe tallje në rrjetet sociale.

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se rikthimi i Facebook në kontroll të deputetit Avdyli është lajm i mirë.

Miftaraj dyshon se i është hakuar llogaria deputet Avdylit.

-Advertisement-

“Lajm i mirë rikthimi i Facebook-ut nën kontroll të deputetit Avdyli. I trishtë fakti që për dy ditë, i është hakuar llogaria në Facebook, sikurse lajm i jashtëzakonshëm që personat e paautorizuar kanë publikuar/keqperdorur llogarinë e tij me vetem nje lajm te postuar, dhe lajm edhe me i jashtezakonshem qe me eksperte te kibernetikes dy ore pas postimit te lajmit e ka kthyer llogarine nen kontroll/menaxhim. Margaritarë pas margaritari! Natën e mirë miq. Mjaft për sonte!”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera