Sport

Mick Schumacher në prill debuton në Formula 1, por jo me Ferrarin

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 27 February 2019

Edhe pse piloti i ri gjerman Mick Schumacher është pjesë e Akademisë Ferrari, debutimin e tij në Formula 1 mund ta bëjë me një makinë “satelit” të kokëkuqes, me Alfa Romeo. Lajmin e ka konfirmuar sot Frederic Vasseur, shefi i makinës Alfa Romeo, e cila përdor motorin Ferrari në garat e Formula 1.

Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher, 7 herë kampionit të botës në Formula 1, mund të jetë pjesë e testeve sezonale që FIA lejon për pilotët e rinj. Këtu teste do të kryhen në prill në pistën e Bahrein. “Ne këtë vendim do ta marrim në bashkëpunim me Ferrarin, që t’i japim mundësi Mick të shohë realitetin e F1”, tha Vasseour.

Pas garës së Bahrein (31 mars), FIA ka lejuar 2 ditë teste për makinat e Formula 1, që mund të angazhojnë edhe pilotët e rinj në pistë. Këto teste me Alfa Romeo do të jenë konkakti i parë i Mick Schumacher me realitetin e Formula 1. Këtë sezon, piloti 19-vjeçar do të garojë në Formula 2 me makinën Prema.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera