Lajme

Meta shkon në selinë e PD-së, takon Sali Berishën

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 04 October 2022

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka takuar ish-presidentin Ilir Meta në selinë e Partisë Demokratike.

Sipas mediave vendase, temë kryesore e takimit është akcioni opozitar.

Meta është parë në orët e hershme të mëngjesit të 4 tetorit në oborrin PD-së, së bashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

-Advertisement-

Më pas, ka mbërritur edhe Berisha dhe takimi ka zgjatur rreth 40 minuta.

Detaje specifike prej diskutimeve ndërkaq, nuk janë bërë me dije prej të dyve, shkruan Top-Channel.

Të dy politikanët, që prej mbylljes së mandatit të Metës si President i Republikës, e kanë deklaruar hapur bashkëpunimin mes forcave politike, në aksion kundër Qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Njëkohësisht, retorika politike e të dy palëve është qartësisht e bashkërenduar, ku të dy liderët opozitarë flasin për të njëjtat çështja dhe ngrenë të njëjtat akuza ndaj Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera