Meta mesazh politikanëve të Kosovës: Të mos humbet asnjë minutë në përballje me COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 26 March 2020
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një intevistë ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.Meta iu ka dërguar mesazh politikanëve të Kosovës, duke iu thënë se është e rëndësishme të mos humbasë asnjë minutë në përballjen me virusin COVID-19.Meta ka deklaruar se nuk është i lumtur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Derisa ka shtuar se megjithatë, institucionet e Kosovës duhet të fokusohen në përballjen me virusin COVID-19.
“Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kemi qenë shumë të lumtur për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sidoqoftë kjo situatë dhe përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takon udhëheqësve të Kosovës. Është me rëndësi të mos humbet asnjë minutë në luftën kundër COVID 19 dhe të gjithë të përqëndrohen në këtë drejtim”, ka thënë Meta, në NovoMedia.Presidenti Meta ka shtuar se përveç përballjes me pandeminë, Kosova ka edhe sfida të tjera.“Kosova përveç përballimit të pandemisë ka dhe disa sfida tepër të mëdha që imponojnë një unitet si asnjëherë më parë. Përballimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID19 duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti””, u shpreh Meta
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...