Lajme

Meta: Do të bëj edhe më shumë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 22 July 2022

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media tha se angazhimi i tij për Kosovën nuk do të pushojë pas përfundimit të mandatit të tij si president.

Meta, duke iu përgjigjur falënderimeve të presidentes Osmani, për gjithçka që ka bërë ai si president për Kosovën, tha se nuk pranon asnjë falënderim, sepse ka bërë detyrën kushtetuese dhe morale siç e ka këtë obligim çdo qytetar i Shqipërisë.

“Po shprehi keqardhje që nuk kam mundur të bëjë më shumë gjatë këtyre pesë viteve pasi kam pasur probleme të brendshme në vend. Por, u jap fjalën se do të bëjë me shumë pas ditës së hënë. Të falënderoj bashkëpunimin që kam pasur me ju dhe me te gjithë institucionet e Kosovës”, tha Meta.

-Advertisement-

Ai tha se është i bindur që edhe presidenti i ri do ta vazhdoje këtë traditë.

“Duke ardhur dje për në Prishtinë, po mendoja ato katër javët e para te situatës në Kukës pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s, 24 mars 1999, ditën kur unë mbusha 30 vjeç. Kujtoj ato pamje të pabesueshme me javë të tëra të nënave, fëmijëve e të moshuarve që vinin të shpëtonin jetën e tyre. Ishin javë të tmerrshme. Më kujtohet se në Kukës kam takuar një vajzë me emrin Saranda që thoshte se i kishte humbur prindërit”, tha Meta, transmeton Telegrafi.

“Fakti se në Kosovë ka shumë emra si Saranda, Vjosa, Shkumbin Berat tregon se sa është e fortë lidhja jonë vëllazërore. Nuk ka një komb tjetër në rajon që ka përfituar më së shumti, pas rënies së murit të Berlinit”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera