Lajme

Meta dhe Kryemadhi mbesin pa fjalë nga kosi i Prevallës (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 14 August 2019

Presidenti Ilir Meta bashkë me bashkëshorten, Monika Kryemadhi dhe fëmijët e tyre vijojnë pushimet në zonën turistike të Prevallës.

Ndryshe nga ditët e tjera, ku presidenti e niste ditën me mesazhe politike, apo duke u larë në liqenet e atyre bjeshkëve, sot kreu i shtetit ka publikuar foto me një blegtor.

Kreu i shtetit ka mbetur i manhitur nga kosi që prodhon ky fermer.

-Advertisement-

“Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë.

Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore.

I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm” , shkruan presidenti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera