Sport

Messi vetëm heshti… ja çfarë ndodhi në zhveshtoren e Barcelonës dje para ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 02 October 2017
Barcelona shënoi fitoren e shtatë në po kaq ndeshje në La Liga, duke e mposhtur 3:0 Las Palmas, në ndeshjen më të komentuar në Evropë këtë javë.
E gjitha kjo për arsyen e organizimit të një referendumi në krahinën e Katalonisë, për shkëputje nga Spanja.

Dhuna e përdorur nga policia spanjolle rrugëve të Barcelonës, e bëri të pasigurt zhvillimin e ndeshjes.

Drejtuesit e federatës i kërkuan Barcelonës që ndeshjen ta zhvillojnë pa tifozë, dhe se ndeshja duhet zhvilluar patjetër, përballë katalanëve që kërkonin që ndeshja të shtyhej për një ditë tjetër.

Është presidenti Bartomeu që fillimisht iu është drejtuar lojtarëve, duke iu thënë se në rast se refuzojnë zhvillimin e ndeshjes do t’u hiqen gjashtë pikë, teksa në fund të sezonit nëse humbin titullin, askush nuk do ta kujtojë refuzimin për mos zhvillim të ndeshjes, por humbjen e titullit nga Barcelona.

-Advertisement-

Në anën tjetër, një grup tjetër i përbërë nga Gerard Pique dhe Sergio Roberto, insistonin që ndeshja të mos zhvillohej fare.

Të qenit në këtë situatë, të gjithë sytë i drejtuan nga Lionel Messi, te lojtari dhe njeriu kryesor i klubit.

Por ai vendosi të heshtë, duke mos thënë asgjë, duke qenë i kujdesshëm, dhe duke e ditur mirë se në çfarë rreziku ndodhën nëse nuk e zhvillojnë këtë ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera