Sport

Messi, Ter Stegen dhe Rakitiq: Treshja kyçe e Valverdes

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 27 December 2017

Tani që pushimi dimëror ka arritur, mund të nxirren disa përfundime rreth perceptimit që trajneri i ri i Barcelonës Ernesto Valverde ia bën skuadrës së vet.

Një gjë që është e qartë është se tre djelmoshat e tij kryesorë janë Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen dhe Ivan Rakitiq, pasi vetëm këta të tre kanë luajtur në të gjitha 17 ndeshjet e La Ligës deri tani këtë sezon, transmeton Express.

Messi, natyrisht, është ylli i shfaqjes së Barcelonës dhe jo vetëm që ka luajtur në çdo ndeshje, por edhe çdo minutë.

Një tjetër startues i rregullt është Ter Stegen, gjë që nuk duhet të jetë befasi assesi.

-Advertisement-

Performancat e tij kanë qenë jetësore këtë sezon, duke e shpëtuar skuadrën në disa raste.

Messi dhe Ter Stegen janë favoritët aktualë për çmimet “Pichichi” (golashënuesi më i mirë në ligë) dhe “Zamora” (portieri me më së paku gola të pranuara) në La Liga, prandaj është e pritshme që të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur.

Treshja kompletohet nga një emër i cili është mbase më befasues, Ivan Rakitiq.

Kroati është bërë lojtar i rëndësishëm për Valverden duke i dhënë baraspeshë mesfushës, derisa taktikisht është lojtar i jashtëzakonshëm që gjithmonë e zë një vend startues.

Rakitiq është bërë po ashtu edhe shoqërues i rëndësishëm i Sergio Busquets, të cilit sezonin e kaluar iu la hapësirë e madhe për ta mbuluar në mesfushë dhe hoqi zor ta bënte.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera