Sport

Messi – Ronaldo: Statistikat e tyre herën e fundit që luajtën në liga të ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 27 August 2018

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalet më të mëdhenj viteve të fundit dhe padyshim më të mirët e të gjitha kohërave.

Hera e fundit që ata luajtën në liga të ndryshme ishte sezoni 2008/09.

Asokohe, Messi (21), shënoi 23 gola në 31 paraqitje në La Liga, nëntë gola në kompeticionet evropiane dhe shtoi gjashtë gola në Copa Del Rey. Në total argjentinasi regjistroi 38 gola në 51 ndeshje ( një gol në 1.34 ndeshje) dhe shtoi 17 asistime. Kjo i bie që Messi ishte i përfshirë direkt në 55 gola në vetëm 51 ndeshje.

-Advertisement-

Cristiano (24), në anën tjetër regjistronte këto shifra: 18 gola në 33 ndeshje të Premierligës dhe tetë të tjera në kompeticionet tjera. Në total portugezi regjistroi 26 gola në 53 ndeshje (një gol për 2.04 ndeshje). CR7 shtoi edhe 12 asistime për skuadrën e tij në atë sezon.

Mbetet të shihet cili do të performojë më mirë në këtë sezon, Messi me Barçën apo Ronaldo me Juven.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera