Messi prezantim madhështor te Inter Miami, Beckham nuk e mbajnë këmbët: Dua të fitoj!
Autori: Gazeta inFokus
13:36 | 17 July 2023
Lionel Messi është prezantuar tek skuadra e Inter Miami.
Argjentinasi ishte kryefjala në një ceremoni madhështore të organizuar nga klubi amerikan teksa sulmuesi iu dha fjalën tifozëve të pranishëm se do të bëjë maksimumin që skuadra të fitojë kampionatin. Nga ana tjetër, nuk kishte se si të mungonte këtë ceremoni edhe numri një i Inter Miami, David Beckham. Ishte pikërisht ish-futbollisti britanik ai që bindi Messin të zgjidhte kampionatin e MLS ndërsa edhe “pleshti” e falenderoj në veçanti britanikun.
“Dua të falenderoj të gjithë njerëzit e Miamit për këtë mirëpritje të ngrohtë. Dua t’iu falenderoj për ngrohtësinë e shfaqur, jam shumë i lumtur të jem këtu. Falenderoj pa masë Jose Mas (bashkëpronar i Inter Miami) dhe David Beckham për mikëpritjen.
E kanë bërë gjithçka të duket e lehtë, gjithçka ka qenë spektakolare për mua dha familjen time në këto ditë të para në Miami. Tani dua të fitoj në mënyrë që edhe klubi të rritet më shumë. Falenderoj edhe kolegët për mikëpritjen, jam shumë i lumtur që e zgjodha këtë qytet dhe këtë projekt. Nuk kam dyshime se do t’ia kalojmë mirë, faleminderit për këtë ditë speciale”, u shpreh Messi.
Ndërkohë, nuk mungoi edhe fjala e David Beckham i cili theksoi se është shumë krenar për faktin që Messi, por edhe Sergio Busquets zgjodhën Inter Miamin.
“10 vite më parë nisa projektin për të ndërtuar një skuadër të madhe këtu në Miami, ëndërroja që të sillja lojtarët më të mirë. Lojtarë të cilët ashtu si klubi kishin ambicie për të rritur sportin në këtë vend dhe për të frymëzuar gjeneratat e reja. Tani jam pak emocional dhe kërkoj falje, por është një ëndërr e bërë realitet që të jem këtu me Lionel Messi. Leo jemi shumë krenarë që na ke zgjedhur për hapin tënd të radhës në karrierë dhe të uroj mirëseardhjen në familje.
Gjithshtu jemi krenarë që na bashkohet edhe një mesfushor si Sergio Busquets, unik në rolin e tij. Jemi duke ndërtuar një klub shumë special dhe së bashku me fansat duam të përjetojmë momentet më të veçanta të këtij sporti. Ashtu si ju të gjithë, edhe unë mezi pres të shoh Leon me fanellën e Inter Miamit në ndeshje, zonja dhe zotërinj, këtu nis kapitulli ynë i ri”, përfundoi Beckham, i cili edhe për shkak të emocioneve në fund për pak sa nuk u rrëzua, por ia doli të mbante ekuilibrin.

T� tjera
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...
-
Maqedonci: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte mbështetje më të madhe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë Konferencës për Deminimin në Ukra...
-
Sa kushton sot një litër naftë dhe benzinë? Kjo është gjendja në tregun kosovar
Rënia e çmimit të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare është reflekt...
-
“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Vuk Hamoviqit”, Janina Ymeri thotë se Kurti nuk e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, është deklaru...
-
Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij
Blerim Sallahu tashmë mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeministrit Alb...
-
Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e as pengesë e afrimit të Kosovës me BE’në
Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, de...
-
Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në pa...
































