Sport

Messi: Nuk kam marrëdhënie me Ronaldon, dyshoj se mund të ishim miq

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 25 November 2017

Menjëherë pasi fitoi Këpucën e Artë dhe pak ditë para dhënies së Topit të Artë për vitin 2017, Lionel Messi ka folur për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon.

Argjentinasi ka treguar se nuk ka aspak miqësi mes tyre dhe se takohen vetëm me raste ceremonish, ndërsa ka treguar se dyshonte nëse do të mund të ishin miq të mirë.
“Nuk është se kemi marrëdhënie, sepse ne flasim vetëm kur takohemi në raste ceremonish. Gjithsesi, nuk e di a do të mund të ishim shokë bashkë”, u shpreh Messi për Ronaldon.

Si argjentinasi, ashtu dhe Ronaldo, janë 2 prej futbollistëve më të mirë të planetit dhe kanë ndarë në dysh opinionin sportive, në lidhje me diskutimin se cili prej tyre është më i mirë. Aktualisht, të 2 e kanë fituar nga 4 herë Këpucën e Artë, ndërsa Messi ka fituar 5 Topa të Artë, kundrejt 4 të Ronaldos, por portugezi shihet si favorit për t’u shpallur më i miri i këtij sezoni dhe të barazojë yllin e Barçës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera