Sport

Messi nuk ishte i kënaqur me gjyqtarin në ndeshjen kundër Perusë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 15 October 2021

Kapiteni i Argjentinës Lionel Messi është ankuar drejt gjyqtarit, pavarësisht fitores së kampionit të Kupës së Amerikës me rezultat 1:0 kundër Perusë, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve drejt Botërorit “Katar 2022”.

Goli me kok i Lautaro Martinez dy minuta para se të përfundonte pjesa e parë vendosi ndeshjen në Buenos Aires, ku Argjentina tani është pa humbje për 25 ndeshje në të gjitha garat, përcjell KosovaPress.

Messi reagoi në formën e pamposhtur të Argjentinës gjatë rrugëtimit drejt “Katar 2022”, e po ashtu fajësoi gjyqtarin për disa nga vendimet jo të mira që i ka bërë drejt kombëtares së tij.

-Advertisement-

“Ndeshje e vështirë, shumë vështirë që të luajmë. Shumë erëra, ata mbroheshin më shumë, duke mos na lënë shumë hapësira neve”, tha Messi.

“Gjyqtari gjithmonë e bënë këtë gjë kur është duke e referuar në ndeshjen tonë, sikur e bënë këtë gjë me qëllim. Por sidoqoftë, tre pikë të rëndësishme për ne, dhe ne jemi afër qëllimit tonë”, shtoi ylli argjentinas.

Martinez shënoi golin e tij të 17 në nivel të kombëtares, dhe ylli i Interit tani është golashënuesi më i mirë gjatë kohës ë trajnerit Scaloni, me dy gola para yllit Lionel Messi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera