Sport

Messi gati të kaloj Pelen me një tjetër rekord

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 02 December 2020

Asgjë nuk duket e pamundur në fushën e blertë për argjentinasin, Lionel Messi, shkruan Gazeta inFokus.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është gati të thyej rekordin e radhës, kësaj here atë të legjendës Pele.

Braziliani mban rekordin me më së shumti gola të shënuara për një klub, me 643 sosh, kurse Messi është vetëm 3 gola larg këtij rekordi.

-Advertisement-

Sipas ‘El Pais’ 33 vjeçari ka shënuar 641 gola deri me tani me Barcelonën, kështu që brenda pak ndeshjeve Messi mund ta kaloj Pelen.

Kujtojmë që ylli i Barcelonës mban rekordin me më së shumti gola të shënuara në një sezon, gjithsej 91 të cilin e arriti në vitin 2012./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera