Messi flet për Topin e Artë, tregon se kë do ta votojë
Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 02 November 2021
Ylli argjentinas Lionel Messi mendon që do të ishte çmenduri nëse ai do të fitonte ‘Topin e Artë’ numër shtatë në karrierë, dhe nuk pret që të jetë triumfues i këtij çmimi në fund të këtij muaji.
Messi është favoriti i dytë për ta fituar Topin e Artë për vitin 2021, ku argjentinasi renditet pas sulmuesit polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Sulmuesi argjentinas dhe i PSG-së e ka fituar gjashtë herë këtë çmim, dhe pavarësisht se ka pasur rënie të formës në ligë në vitin e kaluar me Barcelonën, ai udhëhoqi shtetin e tij drejt titullit të parë të Kupës së Amerikës pas plot 28 viteve.
Në një intervistë për “Sport”, Messi tregoi mendimin e tij rreth mundësisë së fitimit të këtij titulli personal.
“Nëse do të jem i sinqertë, nuk mendoj që do ta fitojë. Çmimi im më i madh ishe ajo se çfarë arrita të bëjë me kombëtaren time. Pasi që kam luftuar shumë për këtë çmim, ishte më i miri pavarësisht humbjeve të ndryshme. Nëse Topi i Artë arrin te unë, do të ishte e jashtëzakonshme që ta fitoja edhe një më shumë. I shtati do të ishte çmenduri”, tha Messi për “Sport”.
Po ashtu, Messi tregoi se në këtë ceremoni të çmimit të Topit të Artë do të votonte për dy bashkëlojtarë të Paris Saint-Germain, dhe për sulmuesit si Karim Benzema e Robert Lewandowski.
“Në skuadrën time, gjenden dy lojtarë për të cilët menjëherë do të votoja, Neymar dhe Kylian Mbappe. Pastaj do të votoja për Robert Lewandowskin, i cili ka pasur një vit fantastik, dhe Karim Benzeman i cili ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha Messi.
Më 29 nëntor do të bëhet i ditur fituesi i Topit të Artë në kryeqytetin e Francës, ku i fundit që e kishte pranuar këtë çmim ishte ylli argjentinas Lionel Messi në vitin 2019, kurse në vitin 2020 ky çmim nuk u nda për shkak të pandemisë Covid-19./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kurti: Qeveria po lufton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...