Sport

Messi flet për të ardhmen, ja ku do ta mbyllë karrierën

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 08 November 2017

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka diskutuar të ardhmen e tij për shtypin rus, para ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Rusisë të shtunën në Moskë.

Argjentinasi ka thënë për mediat ruse se do të donte të luante për skuadrën argjentinase Newell’s Old Boys para se të pensionohet, transmeton Express.

“Do të doja të luaja për Newell’s, por e vërteta është se nuk ia kam idenë se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Messi ende nuk e ka ripërtërirë kontratën në “Camp Nou”, por e ka pranuar se dëshiron ta përfaqësojë Newell’s, klub në vendlindjen e tij, Rosario, para se t’i varë këpucët.

“E kam ëndërr” ka thënë Messi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera