Sport

Messi – Barcelona, këto janë të rejat e fundit

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 08 April 2021

Tashmë ka kaluar një muaj që kur Joan Laporta ka marrë postin e Presidentit të Barcelonës, shkruan Gazeta inFokus.

Njëra ndër premtimet e shumta të Laportas gjatë fushatës së tij ishte se do të bind Lionel Messin të qëndroj në ‘Camp Nou’.

Megjithatë, negociatat për vazhdimin e kontratës së argjentinasit akoma nuk kanë nisur.

-Advertisement-

Laporta po vëzhgon mirë situatën ekonomike të klubit, madje mediat kishin raportuar para disa ditësh se Haaland dhe babai i tij kishin vizituar Barcelonën.

Lionel Messi ka kontratë me ‘blaugranët’ deri në fund të këtij sezoni, kurse se a do të mbetet në klub apo do të largohet mbetet të shihet në javët në vazhdim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera