Sport

Messi apo Ronaldo? Ja kush është më i miri në botë sipas Van Dijkut

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 05 Tetor 2021

Mbrojtësi i skuadrës së Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka bërë zgjedhjen e tij në pyetjen se a është Messi apo Ronaldo futbollisti më i mirë në botë, shkruan Gazeta inFokus.

Van Dijk edhe një herë ka thënë se për të Lionel Messi vazhdon të jetë lojtari më i mirë në planet.

“Unë do të thoja që Messi është akoma lojtari më i mirë në botë. Ai dhe Cristiano Ronaldo kanë pasur shifra surreale në dekadën e fundit dhe është e mahnitshme ajo që kanë arritur. Por unë zgjedh Messin, pasi kishim një natë shumë të vështirë në Barcelonë në vitin 2019″, tha Van Dijk.

-Advertisement-

Virgil Van Dijk u taku me Messin në vitin 2019, kur Liverpooli e eliminoi Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 4-3./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy