Mësoni si të përgatisni vetë pijen natyrale energjike me uthull molle, mjaltë, limon
Autori: Gazeta inFokus
08:42 | 15 Korrik 2021
Plogështia dhe virozat e shoqërojnë njeriun gjithmonë në ndërrimin e stinëve. Kohëzgjatja e tyre varet kryesisht jo vetëm nga lloji i bakterit por edhe imuniteti i njeriut. Për forcimin e tij dhe shërimin e organizmit, shumë ekspertë rekomandojnë një pije shëruese e cila largon kollën dhe shumë prej simptomave të gripit, virozave dhe të ftohurës.
Kjo pije, sipas të dhënave rekomandohet edhe për rritjen e rezistencës, kundër dhimbjeve të kraharorit dhe inflamacionit. Përbërësit e kësaj pije pikante janë: mjalti, uthulla e mollës, limoni dhe hudhra.
Mjalti
Mjalti ka rol ëmbëlsues por edhe shërues. Ai rekomandohet kundër baktereve, virozave dhe mykut. Mjalti është një nga përbërësit më efikasë kundër kollës.Limoni
Limoni i jep kësaj pijeje aromën e freskisë dhe lufton me shumë efikasitet virozat. Bashkë me mjaltin, limoni eliminon viruset që pushtojnë qelizat.
Uthulla E Mollës
Lista e përfitimeve që vijnë nga uthulla është e panumërt. Ky lëng shëron fytin dhe largon bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Hudhra
Sipas informacioneve, hudhra është shëruese e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo ka aftësinë të shkurtojë kohëzgjatjen e të ftohurës. Hudhra prodhon një lëndë kimike të quajtur alicinë, e cila çlirohet në momentin që hudhra pritet ose grihet. Alicina është ajo që mban të gjithë peshën e fuqisë së madhe pastruese të hudhrës.
Pija Me Uthull, Hudhër, Mjaltë Dhe Limon për energji
Përbërësit:
10-11 thelpinj hudhre të shtypur lehtë
2 gota me ujë
Çerek gote me uthull molle
1 limon
4 lugë gjelle me mjaltë
Xhenxhefil nëse dëshironi
Përgatitja:
Ziejini thelpinjtë e hudhrës në ujë për 10 minuta. Rekomandohet të shtoni pak xhenxhefil të grirë nëse dëshironi. Kullojeni lëngun dhe bashkojeni me uthullën, lëngun e limonit dhe të paktën gjashtë lugë gjelle me mjaltë. Pijeni këtë lëng shërues dy ose tre herë në ditë sipas nevojës. Pijen mund ta ruani në një kavanoz qelqi dhe ta mbani në frigorifer për të paktën 5 ditë. Nëse dëshironi mund ta pini edhe si çaj duke e ngrohur pak në një çajnik./AgroWeb

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...

































