Shëndetësi

Mësohet se sa do të kushtojë një vaksinë kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 08 August 2020

Kompania bioteknologjike amerikane, Moderna, ka njoftuar se është në bisedime me disa shtete për furnizimin me vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit të ri SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen Covid-19, duke shtuar se tanimë ka pranuar rreth 400 milionë dollarë amerikanë për furnizimin e mundshëm.

Çmimi i vaksinës së mundshme të Moderna është caktuar 32 $ – 37 $ për dozë për marrëveshje me vëllim të ultë.

Kandidati i kësaj kompanie është një prej të paktëve që është në fazën e fundit të testimit. Teksa prodhuesit farmaceutik po garojnë të zhvillojnë një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër pandemisë që ka marrë më shumë se 700 mijë jetë në gjithë botën.

-Advertisement-

Javën e kaluar Moderna Inc. ka filluar fazën e fundit të provave klinike në 30 mijë njerëz për të demonstruar se kandidati për vaksinë ishte efektive dhe e sigurt, pengesa e fundit për të arritur miratim nga rregullatorët. Ata kanë thënë se do të jenë gati deri në fund të këtij viti.

Kompania njoftoi muajin e kaluar se planifikon që të vendos çmimin që do të siguronte qasje të gjerë dhe se nuk kishte plane të kryente prova klinike të vaksinës jashtë SHBA-së.

“Derisa po përgatitemi fazën komerciale të kompanisë, ne e kuptojmë nevojën për çmim të arsyeshme në kohë pandemie”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Stephane Bancel në një komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera