Mësohet arsyeja e largimit të Curtis Harper nga ringu në fillim të meçit: Protestoi se nuk paguhet sa e meriton
Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 26 August 2018
Curtis Harper e befasoi botën e boksit të premten duke u larguar nga ringu me të filluar meçi kundër Efe Ajagbas.
Boksieri amerikan kishte hyrë në ring së bashku me kundërshtarin e tij nga Nigeria, në duelin që duhej të zhvillohej në Minneapolis, mirëpo porsa ra gongu për fillimin e raundit të parë, 30-vjeçari doli nga ringu dhe u largua.
Trajneri Nate Campbell e ka kritikuar atë duke thënë se ishte turpëruar nga veprimi i boksierit të tij.
“Ky njeri e ka turpëruar veten, gruan e tij, tifozët dhe mua”, ka shkruar Campbell në rrjetet sociale.
Gazetarja Jordan Hardy, e cila punon për Premier Boxing Champions (që e transmetonte meçin), ka thënë se Harper i kishte thënë asaj se po largohej për shkak të parave.
“U largua nga ringu, sepse nuk paguhet sa duhet për duelet e tij dhe kërkon respekt”, ka shkruar gazetarja në rrjetet sociale.
Promovuesi Leon Margules ka thënë për BBC Sport se organizatorët nuk e kanë ditur për planin e Harper dhe si rezultat i veprimit të tij, boksieri nuk është paguar.
“Ai ka nënshkruar një kontratë dhe është pajtuar që të ndeshet. Hera e parë që dëgjuam për çështjen e parave, ishte pasi u largua nga ringu’.
“Ai erdhi në matje dhe u paraqit në kohë, madje i goditi dorëzat para gongut. Nëse nuk i ka pëlqyer marrëveshja, pse e pranoi duelin dhe paratë?”, ka thënë Margules.
Veprimi i tij nuk ishte parë kurrë në nivelet e larta të boksit, ndërsa personalitete të njohura nga ky sport e kanë kritikuar atë që bëri Harper. Ndërsa natyrisht se ai u fishkëllye nga tifozët që kishin shkuar ta shohin meçin.
Të tjera
-
I mituri arrestohet për vjedhje të rëndë
Një i mitur u arrestua nga policia të hënën. Ai dyshohet se në Kijevë të M...
-
Tërmet në Greqi, lëkundje ndihen edhe në jug të Shqipërisë
Lëkundje toke janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në zonën jugore të vend...
-
Ministri Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu sot do të mbajë konferencë për media....
-
Uragani “Helene” në SHBA, mbi 100 viktima dhe qindra të zhdukur
Banorët e pjesës perëndimore të Karolinës së Veriut vazhdojnë të vuajnë nga p...
-
Projeksioni më i fundit i Nate Silver: Donald Trump merr avantazhin në dy shtetet kyçe
Parashikimi i fundit mbi zgjedhjet në SHBA nga Nate Silver tregon se dy shtet...
-
27 vjet nga protestat studentore të 1 Tetorit
Sot mbushen 27 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore që u mbajtën më 1 tet...
-
Sot mblidhen tri komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen dy komisione. Në ora 10:00 filllo...
-
Kurti me mërgatën në New Jersey: SHBA miku e partneri i pazëvendësueshëm
Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar mërgatën shqiptare për mikpritjen e n...
-
Problemi me tender, mensa e studentëve do të përgatis shujtat për ushtarët e FSK-së
Shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqi...
-
Rrahmani dhe Korenica sot e zyrtarizojnë bashkimin me AKR-në dhe PD-në
Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica, sot pritet ta zyrtarizojnë largimin...
-
Mot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e hershme të mëngje...