Sport

Mësohen edhe dy çiftet e radhës që do të takohen në 1/8 e finales në ‘Euro 2020’

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 23 June 2021

Kombëtarja e Spanjës e ka mësuar kundërshtarin e 1/8 së finales në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Pas fitores ndaj Sllovakisë me rezultat të thellë 0-5, spanjollët do të takohen me Kroacinë.

Çift tjetër i fazës se eliminimit direkt do të jetë edhe ai mes Kombëtares së Suedisë dhe Ukrainës edhe pse kjo e fundit nuk e ka siguruar akoma kalimit tutje.

-Advertisement-

Ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë do të zhvillohet të hënën nga ora 18:00, kurse ajo mes suedezëve dhe ukrainasve nga ora 21:00./Gazeta inFokus/   

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera