Mësimi plotësues, SBASHK’u kërkon pagesë shtesë për mësuesit
Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 04 May 2021
Për lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore ka filluar mësimi plotësues në objekte shkollore ndërsa do të zgjas deri në përfundim të vitit shkollor 2020-2021. Por në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit kërkojnë pagesë shtesë për mësimin plotësues.
Kjo sindikatë u është drejtuar edhe drejtorive komunale të arsimit që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale mësimdhënësit të cilët i angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë, në cilën kohë dhe në cilin vend.
Sqarim nga Komuna e Kamenicës, kjo është arsyeja e mbylljes së disa shkollave
-Advertisement-
Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj tregon pse po kërkojnë pagesë shtesë.
“I lusim që ta kenë në konsideratë, ta mbështesin materialisht sikurse filloi qeveria e kaluar me 100 euro për muaj dhe kjo për dy arsye. Janë ndër sektorët më të prekur nga Covid-19 dhe se vendimi i fundit i ministres Nagavci obligon punëtorët e arsimit parauniversitar karshi normave që i kanë tash të mbajnë edhe mësim plotësues me nxënësit që për shkaqe të ndryshme nuk kanë arritur njohuri të duhura”, tha Rrahmani për RTV 21.
Nagavci ka reaguar ndaj kërkesës së SBASHK’ut për kompensim të orëve të mësimit plotësues. Ministrja e Arsimit thotë se mësimi plotësues parashihet edhe me legjislacion në rast se vërehen mangësi në zbatim të planit mësimor.
Ajo ka nënshkruar në muajin prill vendimin për mësimin plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritje të rezultateve si pasojë e Covid-19.
Të tjera
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...