Lajme

Sqarim nga Komuna e Kamenicës, kjo është arsyeja e mbylljes së disa shkollave

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 04 May 2021

Komuna e Kamenicës ka treguar arsyeje e mbylljes së disa shkollave në këtë komunë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas një njoftimi komuna e Kamenicës, konkretisht Inspektorati komunal, kanë bërë vlerësimin e kushteve në disa objekte, ndërkaq që në vlerësim e sipër janë edhe disa prej tyre.

“Nga vlerësimi që ka bërë inspektorati, sipas tyre, objektet në fjalë nuk i plotësojnë kushtet dhe rregullat sanitare për mbajtjen e mësimit dhe nuk mund të shfrytëzohen momentalisht”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Zogaj: Nëse Gërvalla nuk ka dëshmi kundër UÇK-së, prokuroria duhet të nis rast kundër saj për shpifje

Ndër të tjera në bazë të konstatimit të inspektoratit komunal për mungesë kushtesh në objektet e përmendura nga Ministria, shkollat ku do të mbahet mesimi përshpejtues janë:

  • Për nxënësit e fshatit Busavatë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Fan S. Noli në Kamenicë;
  • Për nxënësit e fshatit Karaçevë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Avni Rrustemi në Karaçevë të Epërme
  • Për nxënësit e fshatit Petrit – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Rexhep Mala në fshatin Topanicë;
  • Për nxënësit e fshatit Shipashnicë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Sadri Misini në Shipashnicë të Epërme, dhe
  • Për nxënësit e fshatit Kopernicë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Skendërbeu në Hogosht. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera