Sport

Mesfushori shqiptar e largon nga skuadra e tij futbollistin kryesor, shkaku i 200 mijë eurove

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 24 December 2018

Historia e Kamer Qakës në Rumani ka shumë të papritura. Në verë, mesfushori shqiptari u shit nga Poli Lasi për 360 mijë euro drejt Steuas së Bukureshtit.

Aventura e tij me gjigantët e Rumanisë nuk shkoi ashtu si duhet, pasi 23-vjeçari luajti vetëm 5 ndeshje dhe ish-ekipi i tij e ribleu sërish për 200 mijë euro. Sherri me presidentin e Steaus, Gigi Becali, vendosi të ardhmen e tij.

Ekipi i Poli Lasit nuk e ka paguar ende kartonin e Qakës prej 200 mijë eurosh dhe kjo ka bërë që Steaua të rrëmbejë një nga lojtarët kryesor të ekipit të shqiptarit.

-Advertisement-

Presidenti Becali ka kërkuar sulmuesin 34-vjeçar, Andrei Cristea. Ky i fundit është lideri i sulmit, pasi ka shënuar 6 gola në 19 ndeshje këtë sezon.

Becali është shprehur se do ta rrëmbejë sulmuesin, pasi i pëlqen eksperienca e tij. Në këtë rast, Poli Lasi kursen 200 mijë euro, por humb një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit.

Vlerësimi për Qakën është i madh, pasi zgjedhin të sakrifikojnë veteranin për të riun shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera