Sport

Mesfushori i Dynamo Kyiv tregon si e mposhtën Skënderbeun

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 15 September 2017

Mesfushori i Dinamos, Vitali Bayalskyy, ka treguar se lodhja e lojtarëve të Skënderbeut bëri që ata në fund të festonin 3:1 në kuadër të Europa Leagues.

Skuadra e Skënderbeut mbylli pjesën e parë 0:1 ndaj Dynamo Kyiv në udhëtim, por në pjesën e dytë pranoi tre gola.

Arsye pse ndodhi kjo sipas mesfushorit, Vitali Bayalskyy, ishte lodhja e futbollistëve shqiptarë.

“Skënderbeu mbrohej mirë dhe në pjesën e parë ishte shumë e vështirë që të gjeje hapësira. Një gjë e tillë nuk ndodhi në të dytën dhe mendoj se kundërshtari ishte pak i lodhur. Nëse ata fizikisht do të ishin në formë, do ta kishim të vështirë që të fitonim, pasi ata do të luanin njësoj si në pjesën e parë”, tha Bayalskyy pas ndeshjes.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera