Sport

Mesfushori 18 vjeçar largohet nga Shkëndija në drejtim të Sllovakisë

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 26 June 2018

Mesfushori 18 vjeçar largohet nga Shkëndija në drejtim të Sllovakisë, ku firmos kontratë katër vjeçare me MSK Zilina-n. Përveç përfitimeve ekonomike, me këtë lëvizje jepet stimul të rinjëve për kujdes dhe plasman të tyre jashta vendit, shkruan GazetaFokus.

KF Shkëndija dhe MSK Zilina kanë gjetur akordin për transferimin e Enis Fazllagiçit në rradhët e skuadrës sllovake. Fazllagiç me ekipin MSK Zilina firmos deri verën e 2022, ndërsa përveç dëmshpërblimit në marrëveshje përfshihet përqindje që do të përfitojë Shkëndija për transferim të rradhës të futbollistit në ndonjë skuadër tjetër.

Mbyllja me sukses e këtij operacioni është dëshmi për punën serioze që bëhet në skuadër edhe me kategoritë e reja, pasi plasohet jashta vendit një lojtar i ofruar në moshën 15-të vjeçare.

-Advertisement-

Enis Fazllagiç u bashkua me Shkëndijën në vitin 2015 kur erdhi nga rradhët e Akademisë së FFM-së, ndërsa është fëmijë i dalë nga shkolla e futbollit ‘Forzza”. Fillimisht paraqitej me kategoritë e reja, ndërsa vazhdimisht ushtronte me skuadrën e parë.

Për seniorët debutoi në shtator të vitit 2016 kundër Makedonija Gj.P., ndërsa për dy sezone realizoi 19-të paraqitje kampionale në të cilat shënoi dy gola. Enis Fazllagiç ishte pjesë e skuadrës në sezonin historik 2017/2018 kur u fitua titulli i kampionit dhe Kupa e Maqedonisë, ndërsa ai gjithashtu regjistron trofe si kampion me Shkëndijën U17, U18 dhe U19, me këta të fundit fitoi edhe Kupën.

KF Shkëndija falënderon Enis Fazllagiçin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e skuadrës kuqezi, duke i dëshiruar shumë suksese në të ardhmen.

Suksese Enis!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera