Sport

Mesazhi i (ç)koduar i trajnerit të Anglisë: Po vjen në shtëpi!

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 04 July 2018

Thonë që fati vjen vetëm kur e kërkon, e këtë gjë duket se ka në mendje jo vetëm trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, sa u përket pritshmërive nga Botërori i Rusisë.Anglia eliminoi mbrëmjen e djeshme Kolumbinë pas gjuajtjes së 11-metërshave, një arritje historike kjo për “Tre luanët”, jo thjesht sepse kalojnë një tur më shumë në këtë edicion, por sepse e bëjnë këtë përmes penalltive, prej të cilave nuk kanë parë hajër në të kaluarën, veç një rasti.

Por, fotoja që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale dhe mediet e huaja është ajo e veshjes së Southgate. Trajneri i Anglisë u shfaq me një kostum blu të errët, xhaketë mbi këmishë më të çelët, e sigurisht nuk mund të mungonte kravata.

Siç e ka vënë në dukje edhe tabloidi britanik “The Sun”, në të lexohet fare qartë, edhe pse kamerat ndoshta nuk e kanë fokusuar shumë: “It’s coming home”, apo “Po vjen në shtëpi”.

-Advertisement-

Një referim i qartë për atë që presin anglezët nga ky Botëror. Duan me çdo kusht trofeun më prestigjioz, si për të treguar edhe njëherë se futbolli u shpik prej tyre dhe trofeu meriton të prehet në shtëpinë e vet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera