Sport

Mesazh-urimi i presidentit të FFK’së, Agim Ademi, për Krishtlindje

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 24 December 2020

Kreu i futbollit kosovar, Agim Ademi, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit të krishterë me rastin e Krishtlindjeve

Urimi i Ademit:

“Të nderuar drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit të krishterë!

-Advertisement-

Me rastin e Krishtlindjes, kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të Ju uroj përzemërsisht këtë festë juve dhe familjeve tuaja.

Së bashku e kaluam një vit shumë të vështirë dhe sfidues, pasi për shkak të pandemisë Covid-19 ishim të detyruar që ta mbanim distancën edhe me më të dashurit tonë, gjithnjë në shërbim të shëndetit të përgjithshëm dhe ruajtjes së njëri-tjetrit.

Edhe festat sivjet jemi të detyruar t’i kremtojmë ndryshe, andaj në këtë natë festive lutemi që sa më parë t’i kthehemi jetës normale dhe të festojmë në rrethana më të mira.

Uroj që edhe kjo festë t’ju gjejë me shëndet të mirë, me harmoni e dashuri në familjet e juaja.

Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi!

Për shumë mot,

Gëzuar Krishtlindjen!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera