Sport

Merret vendimi përfundimtar, a do të luhet Kampionati Evropian me tifozë?

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 09 April 2021

UEFA po bën maksimumin për të siguruar të paktën 10 stadiume, ku vendet përkatëse të lejojnë tifozët. Ditën e sotme qeveria europiane e futbollit ka dhënë një lajm të rëndësishëm.

8 shtete kanë dhënë lejen që ndeshjet e Kampionatit Europian, të luhen me tifozë. UEFA njofton se në Amsterdam, Baku, Bukuresht, Budapest, Kopenhagen, Glasgow, Mynih, Londër dhe Shën Petersburg ndeshjet do të luhen me tifozë.

Shën Petersburg dhe Baku kanë konfirmuar kapacitet prej 50%. Budapesti synon të presë 100% të kapacitetit të stadiumit, por me kërkesa të rrepta për hyrjen në stadium për spektatorët.

-Advertisement-

Amsterdami, Bukureshti, Kopenhageni dhe Glasgow do të presin 25% –33% të kapacitetit të stadiumit. Londra ka konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% për tre ndeshjet e para të grupeve dhe ndeshjet e raundit të 16-ave.

Por Mynihu, Roma, Bilbao dhe Dublini kanë kohë deri më 19 prill për të dhënë ‘informacion shtesë’ para se të merret një vendim përfundimtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera