Lajme

Merkel: Evropa duhet të tregojë se e ka marrë mësimin në lidhje me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 13 October 2020
Kancelarja gjermane, Angela Merkel iu referua sot valës së dytë të infektimeve të COVID-19 në Evropë si serioze, duke shtuar se BE duhet të tregojë se e ka marrë mësimin e tij nga fillimi i pandemisë në fillim të këtij viti.

“Ne duhet të tregojmë se e kemi mësuar mësimin tonë”, tha ajo para përfaqësuesve lokalë të Komitetit Evropian të Rajoneve, duke iu referuar bllokimeve të mëdha që sollën rënien e PBB-së së BE-së.

“Ne duhet t’u kërkojmë evropianëve që të jenë të kujdesshëm, të ndjekin rregullat, të mbajnë distancën e tyre, të mbulojnë gojën dhe hundët e tyre dhe të bëjnë atë që munden për të frenuar virusin, ndërsa vazhdojmë ende aktivitetin ekonomik”, shtoi Merkel.

Menjëherë pasi Gjermania mori presidencën e radhës, 27 liderët e BE-së ranë dakord për një buxhet të kombinuar prej 1,8 trilionë eurosh (2,1 trilionë dollarë) dhe një paketë stimuluese.

Parlamenti ende duhet të pajtohet në lidhje me buxhetin e ri. Periudha tjetër financiare përfshin 2021 deri më 2027./Atsh

Të tjera