Sport

Merkato e janarit, Barcelona dhe Liverpool projektojnë shkëmbimin e lojtarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 26 September 2022

Merkato sapo përfundoi dhe skuadrat janë duke fituar me kohën ritmin e duhur për vijimin normal të sezonit. Megjithatë, drejtuesit e klubeve punojnë tashmë me mendjen te merkato e rradhës që është ajo e janarit.

Kështu, spanjolles “Sport”, Barcelona dhe Liverpool kanë nisur kontaktet e para për shkëmbimin e sulmuesve pikërisht në merkaton e janarit. Fjala është për Memphis Depay dhe Roberto Firmino. Të dy këta lojtarë ishin jashtë projektit në klubet respektivë, megjithatë si Barcelona ashtu edhe Liverpool, nuk arritën të mbyllnin marrëveshjet në dalje për holandezin dhe brazilianin.

Të dy lojtarët ishin në fokusin e Juventusit, por tratativat në fund dështuan dhe lojtarët nuk lëvizën. Por, tashmë, Barcelona dhe Liverpool kanë një tjetër mundësi për të larguar të “padëshiruarit” dhe do të bashkëpunojnë në mënyrë që të dyja klubet të përfitojnë duke këmbyer sulmuesit Depay e Firmino.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera