Meridian shpërblehen konsumatorët me mbi 10 mijë produkte dhuratë

Autori: Gazeta inFokus
15:21 | 11 May 2017
Në kuadër të fushatës “Zbulo Dhuratën Tënde”, mbi 10 mijë blerës në rrjetet e dyqaneve Meridian Express do të shpërblehen me iPhone 7, laptop, tablet, zbritje, shporta ushqimesh apo me një nga mijëra dhuratat e mbetura
11 maj 2017– Rrjeti i marketeve Meridian Express sot ka njoftuar se për të dytin vit me radhë do të shpërblejë mbi 10 mijë blerës në dyqanet e saj me disa nga produktet më të mira në treg. E veçanta e fushatës së quajtur “Zbulo Dhuratën Tënde” është se Meridian do t’i shpërblejë të gjithë konsumatorët e saj pjesëmarrës me nga një dhuratë të vlefshme.
Disa nga shpërblimet më të çmueshme janë produktet më të kërkuara dhe më të nevojshme për secilin, duke përfshirë iPhone 7 (5 copë), tablet (5 copë), laptop (5 copë), shportë ushqimesh gratis (5 copë), 5% zbritje (250 copë) si dhe mbi 10.000 produkte nga brendet më të njohura pjesëmarrëse në lojë.
“Qëllimi ynë është që blerjet ditore t’i bëjmë më të përshtatshme dhe më të plota, për çdo konsumatorë dhe që kjo përvojë në Meridian të jetë gjithmonë e këndshme dhe shpërblyese. Gjatë kësaj jave, gjithë përvojës unike që e ofrojmë për çdo ditë në dyqanet e Meridian Express ia kemi shtuar edhe mbi 10 mijë dhurata, në mënyrë shporta ditore e blerjeve në dyqanet tona të plotësohet edhe me një shpërblim të vlefshëm, si shenjë falenderimi për besnikërinë që mijëra konsumatorë na ofrojnë nga çdo qytet ku ne jemi prezent” ka thënë Yllka Mustafa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.
Si shpërblehen konsumatorët?
Për blerjet prej 10 euro deri në 25 euro, konsumatori pajiset me një kartelë të kuqe dhe për blerjet mbi 25 euro konsumatori merr një kartelë të gjelbërt. Pas gërvishtjes së kartelës, konsumatori zbulon se cilën nga 10 mijië dhuaratat e dhëna e ka fituar. Fushata do të jetë efektive nga data 10 deri më 17 maj 2017, dhe do të jetë e vlefshme në të gjitha marketet e Meridian Express, në të gjitha qytetet e Kosovës.
Rrjeti i marketeve Meridian Express dallohet për produktet më të mira me çmimet më të përballueshme në treg dhe shërbimin më cilësor, të cilat janë gjithnjë afër nesh, në çdo kënd të lagjes tonë.
Për më shumë detaje rreth fushatës “Zbulo Dhuratën Tënde”, klikoni në: Linkun e fushates prej ueb ose fanpage në FB

Të tjera
-
Kurti: Opozita nuk po i dërgon ligjet në Kushtetuese për ta ruajtur kushtetutshmërinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligje...
-
Kurti: Jam më i brengosuri për tri ligjet që opozita i dërgoi në Kushtetuese
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Kurti: Dy vitet e para të qeverisë së tanishme janë të pakrahasueshme me më herët
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Shoferi i BMW-së që u ndalua sot i ka 225 gjoba – i sekuestrohet vetura
Prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës me l...
-
Përvetësoi barna në vlerë prej 50 mijë euro, i shiti tek një person tjetër – arrestohet 41-vjeçari
Një person është arrestuar gjatë së enjtes nga policia. 41-vjeçari V.V, dy...
-
Gërvalla në Samitin për Demokraci e përmend vrasjen e babait të saj: Ish-agjenti që e bëri krenohet me këtë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në panelin “Media and Freedom”...
-
Pas cakërrimit të gotave, Haradinaj u kthehet kritikave: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së,...
-
“BKT Kosova fiton çmimet kryesore nga Euromoney dhe Global Finance”
Prishtinë, Kosovë - BKT Kosova është shpallur fituese e dy çmimeve prestigjio...
-
Hovenier: Një pjesë e marrëveshjes së Ohrit tashmë ka filluar të zbatohet
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se marrëveshja ...
-
Berisha: Më vjen keq nëse rrëzohet presidentja nga Kushtetuesja, s’e kishim synim një gjë të tillë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, i ftuar në emisionin FRONT...
-
Kurti: Kemi nevojë për një vaksinë kundër viruseve të lajmeve të rreme
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare t...
-
Kurti e kundërshtoi butë Gjykatën – ligji për KPK-në ishte i mirë, Ministrja do ta rishkruaj
Ndryshe prej Ministres Albulena Haxhiu, Kryeministri Kurti u tregua i përmbaj...