Auto&Tech

Mercedes Maybach me 4 elektromotorë dhe 750 kuaj fuqi – (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 21 September 2017

Me siguri vetura më luksoze e ekspozuar në panairin e veturave në Frankfurt, është koncepti Mercedes-Maybach 6, i cili është prezantuar në versionin kabriolet, transmeton Zeri.info.

Image

Nga  Mercedes thonë se modeli i ri është dizajnuar në përputhje me moton e re, e cila potencon ‘thjeshtësinë elegante’, ndërsa që mos të mbetet e gjitha vetëm në pamjen elegante, janë përkujdesur performancat e jashtëzakonshme.

Image

Në të vërtetë, modeli i ri ka katër elektromotorë, të cilët i japin forcën e përgjithshme prej 750 kuaj fuqive. Shpejtësia maksimale në mënyrë elektronike është kufizuar në 250 km/h, ndërsa përshpejtimin nga o në 100 km/h, e arrin për më pak se 4 sekonda.

-Advertisement-

Image

Me një të mbushur të baterive, mund të përshkohen 500 kilometra, ndërsa do të prodhohet në vetëm 300 copë dhe me një çmim prej 300 mijë eurove.

Image

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera